Berisha: Mustafës iu kërkua të mbesë kryetar i LDK-së

Visar Berisha, anëtar i të rinjve të LDK-së, ka thënë se në mbledhjen e sotme të kryesisë së kësaj partie i është kërkuar kryetarit Isa Mustafa që të mbesë akoma në atë pozitë, njofton Koha.net.

I biri i Kolë Berishës, ish-kryeparlamentar nga radhët e LDK-së, në një postim në Facebook, ka thënë se Mustafa do të mbesë kryetar i LDK-së, me përkrahjen dërmuese të lidershipit të LDK-së.

“Isa Mustafa mbetet kryetar i LDK-së! As marrëveshja e për pasoje as dakordësia për të pjesëtuar pushtete nuk zgjedh kryetar. Atë e zgjedh vetëm bindja e lirë e secilës ndërgjegje. Kurrkush nuk mundet me vendos atë liri në kornizën e pak duarve. Sot i është kërkuar z. Mustafës nga pjesa dërmuese e lidershipit të LDK-së që ai te mbetet kryetar. Nesër do jenë përfaqësuesit e degëve që siç po shihet do t’ia kërkojnë të njëjtën gjë. Kaq”, ka shkruar ai në Facebook.

Pas takimi disa orësh të kryesisë së LDK-së të mërkurën, zëdhënësi i saj, Besian Mustafa tha se kryesia ka vlerësuar pretendimet e disa zyrtarëve që synojnë të parin e partisë, teksa ka shtuar se po punohet në gjetjen e një figure përbashkuese. Zgjedhjet në LDK mbahen më 3 gusht, kur do të bëhen të ditur edhe kandidaturat potenciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button