Avioni i ushtrisë u rrëzua në një zonë banimi në Pakistan; 18 të vrarë
Së paku 17 njerëz u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën pasi një aeroplan i vogël ushtarak u rrëzua në një zonë banimi, në afërsi të qytetit Ravalpindi në Pakistan.
Pesë anëtarë të ekuipazhit dhe 13 civilë janë në mesin e vdekurve, tha ushtria, transmeton REL.
Avioni King Air 350 ishte në një fluturim stërvitor kur u rrëzua dhe shkaktoi zjarr nëpër disa shtëpi.
Detaje për shkakun e incidentit nuk u dhanë.
Në Ravalpindi – afër kryeqytetit Islamabad – ndodhet selia e ushtrisë pakistaneze dhe avioni i përkiste njësisë së aviacionit të ushtrisë.
Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, tha se shpreh pikëllimin e tij për të vrarët dhe të plagosurit.