BDI ka arritur shtatë mijëshin!

Bashkimi Demokratik për Integrim ka filluar përgatitjen e amendamenteve për bllokimin e Propozim Ligjit për branitellat. Shërbimet e kësaj partie po punojnë në përgatitjen e mijëra amendamenteve, ashtu siç ishte paralajmëruar, duke shfrytëzuar kështu mundësinë procedurale për bllokim të ligjit.
 
Siç mësohet deri tani kjo parti ka përgatitur mbi 7.000 amendamente, ndërsa do të arrij deri në 10.000 amendamente, për shqyrtimin e të cilave nuk do të mjafton ky mandat qeveritar.

Bllokimi përmes amendamenteve tani më përdoret si opsion nga BDI pasi që VMRO DPMNE tërhoqi Propozim Ligjin për branitellat nga procedura e rregullt, pas bllokimit me fjalime të pafundme në Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale, duke e propozuar atë me procedurë të shkurtuar.

Por edhe pse në procedurë të shkurtuar, megjithatë deputetët pritet që deri në maksimum të shfrytëzojnë të drejtën e fjalës, replikës dhe kundër replikës, me çka diskutimi për një amendament të vetëm mund të zgjasë prej 3 deri në 4 orë. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button