Ançeva nga Sindikata: Minatori që humbi jetë dje është kthyer nga pensioni

Sekretarja e përgjithshme e Sindikatës së Industrisë, Energjetikës dhe Minierës, Mare Ançeva ka deklaruar se sipas informacioneve të saja, minatori që humbi dje jetën në minierë, është kthyer në punë nga pensioni, për shkak të mungesës së minatorëve, transmeton Portalb.mk.

“Informacionet e mia thonë se i ndjeri veçmë ka shfrytëzuar të drejtën e pensionimit sipas ndryshimeve të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, për të cilat Sindikata gjatë kohë është munduar dhe ka lobuar, se mundëson që sa më herët të pensionohet minatorët nga eksploatimi nëntokësor. Megjithatë, për shkak të mungesës së realizuesit të kualifikuar nga fusha e tij, në punë ai është angazhuar sërish në minierë”, tha Ançeva në TV “Telma”.

Ndërkaq dje, kryetari i Sindikatës së njëjtë, Pece Ristevski është ankuar se miniera ka pamundësuar qasjen e Sindikatës dhe mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë në kushtet e punës së minatorëve.

Përndryshe, dje në Minierën e “Toranicës” në Maqedoninë e Veriut, ka ndërruar jetë një minatorë dhe dy të tjerë janë lënduar. I ndjeri ka qenë i moshës 57-vjeçare, e ndërkaq të lënduar të moshave 32 dhe 30-vjeçare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button