Koreja e Veriut liroi një anijen ruse të peshkimit
Koreja e Veriut ka liruar një anije ruse të peshkatarëve dhe 15 pjesëtarët rusë të ekuipazhit dhe dy jugkoreanë, pasi e kishte ndaluar këtë anije nën dyshimin se ka shkelur rregullat, thanë zyrtarët, njofton REL.
Ministria e Unifikimit të Koresë së Veriut tha se anija arriti në portin lindor Sokcho sot, vetëm një ditë pasi u nis nga porti Wonsan i Koresë së Veriut.
Ambasada ruse në Phenjan tha përmes një postimi në Facebook se do të hetojë “rrethanat” lidhur me ndalimin e kësaj anijeje.
Autoritetet e Koresë së Veriut kishin marrë kontrollin e kësaj anijeje dhe kishin arrestuar 17 anëtarët e ekipit më 17 korrik, teksa anija ishte nisur nga ujërat territoriale të Koresë së Jugut për në Detin e Japonisë.
Agjencia ruse e lajmeve, RIA më herët ka cituar agjencinë federale të peshkatarisë, Rosrybolovsto, të ketë quajtur veprimin e Koresë së Veriut si joligjor.
Peshkatarët nga Koreja e Veriut shpesh ndalohen nga garda bregdetare ruse në Lindjen e Largët dhe shumica prej tyre dënohen me burgim.