Ngrohtorja flen, shkupjanët mërdhijn nga të ftohtit

Rritje të konsiderueshme të konsumit të rrymës kanë regjistruar nga EVN Maqedoni gjatë javës së fundit, mëson Press 24 nga burimet e saj në kompaninë.

Temperaturat e ulta kanë detyruar qytetarët që të ngrohen me rrymë, ndonëse tërë vitin paguajnë llogari për ngrohje, meqë Ngrohtorja ende nuk ka  filluar sezonin e ngrohjes.

Nga kompania theksojnë se temperaturat në banesat duhet të bien nën 20 gradë që ata të fillojnë sistemin, por nuk ka sqarime, se si dhe ku ata e masin temperaturën e brendshme.

Gjatë mbrëmjes së kaluar në disa pjesë të Shkupit janë matur 2 gradë nën zero, por radiatorët mbetën të ftohtë. Një numër i madh i qytetarëve kanë deklaruar për Press 24 se janë të revoltuar që Ngrohtorja ende nuk ka filluar t’i ngroh shtëpitë e tyre. Pyesin, kush do t’ua kompensojë shpenzimet e ngrohjes me rrymë. / portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button