Flasin ‘viktimat’ e Festim Latos: Figurë mafioze, u ngatërrua me personin e gabuar

Festim Lato, shqiptari, i cili u nxor i vdekur nga kanali Amsterdam – Rhinë javën e kaluar, thuhet se ka mashtruar dhjetra sipërmarrës në Holandë. Ndonëse hetimet vijojnë ende, vdekja e tij do të lidhej me mashtrimin, raporton “De telegraaf”, ku thotë se viktimat janë një noter dhe ish-partnerë biznesi, njofton Ora News.

Nën ‘maskë’ e luftës për një Çamëri të pavarur, Lato iu afrua dhjetëra sipërmarrësve në Holandë. Njëri prej viktimave është ‘Vincenti’, i cili nuk e tregon emrin e vërtetë nga frika e hakmarrjes. Për shkak të “qëllimeve të mira” të Latos, “Vincent” thotë se i ka dhënë “një shumë me pesë zero” atij, që i kishte bërë disa premtime.

“Për bamirësinë. Dhe për një fitim të vogël, ne do të tregtonim me vendin e ri, do të fitonim një pozicion të mirë dhe do të merrnim pjesën tonë të aksioneve, plus kthimin. Ne shkuam në një takim ku tha se republika ishte themeluar dhe kjo ishte mjaft zyrtare, me diplomatë e njerëz me status “,- thotë Vincenti.

Ai thuhet se ka pasur ‘të paktën shtatë milionë euro’ thotë një tjetër ish-punonjës, ndërsa në prill të këtij viti falimentoi. Sipas “Vincent”, vitin e kaluar Lato ishte duke u ndjekur nga policia. Hetimi kishte nisur pas denoncimit të personave që Lato kishte mashtruar. Por një zëdhënës i policisë nuk pranon të komentojë.

Disa besimtarë nga rrethi i ngushtë i Lato-s pohojnë se ai është angazhuar në aktivitete kriminale.

“Figurë mafioze”, e quan njëri prej tyre.

“Ai gjithmonë kishte mijëra euro para të gatshme”, thotë një tjetër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button