ITSHKSH fton, dhuroni “Një libër për Manastirin”

Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar dhe flamurit kombëtar, 5 vjetorit të themelimit të Institutit dhe 104 vjetorit të Kongresit të alfabetit, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, organizon aksionin vullnetar “NJË LIBËR PËR MANASTIRIN”

Me këtë rast ITSHKSH i fton intelektualët, organizatat punuese, institucionet arsimore dhe shkencore, përfaqësuesit e pushteti lokal, botuesit, pronarët e shtypshkronjave dhe të librarive të përfshihen në këtë aksion vullnetar dhe sensibilizues për dhurimin e librave Shtëpisë muze
të Kongresit të alfabetit në Manastir, me qëllim që të ndihmojmë atë dhe shqiptarët e këtij qyteti të lashtë.

Librat mund të sillen në ambientet e Institutit, në ish Ambasadën e SHBA-ve çdo ditë pune prej ora 8.30 deri 16.30.

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve-Shkup obligohet të dhurojë 100 libra dhe së bashku me librat tjerë të grumbulluara t’i dërgojë në Manastir më datë 22 tetor 2012./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button