Berisha në Strasburg: “Kriza në Evropë, si Piramidat në Shqipërinë e ’97-s”

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha dje mori pjesë në punimet e Forumit Ndërkombëtar për Demokracinë, që zhvillohet nga Këshilli i Evropës, në Strasburg.

Në forumin ku merrnin pjesë personalitete të shquara të politikës, ekonomisë, shoqërisë civile, drejtësisë etj, u trajtuan një seri temash mbi demokracinë dhe të ardhmen e saj si; “Modelet e vjetra dhe realitetet e reja”, “Të rinjtë dhe demokracia”’, “Demokracia gjithëpërfshirëse”, “Vlerat Universale, Sfidat Globale dhe Realitetet Rajonale”.

Kryeministri Berisha, në emër të Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës iu adresua Forumit me një fjalë, në sesionin me temë; “A kanë nevojë tregjet për demokracinë dhe anasjelltas?”. Kryeministri e vlerësoi Forumin si një iniciativë të shkëlqyer të Këshillit të Evropës, i cili trajton tema thelbësore, në kohën e zhvillimeve të rëndësishme që kanë përfshirë rajonin dhe botën lidhur me lirinë, demokracinë dhe vlerat themelore.

Në fjalimin e tij, kryeministri i Shqipërisë bëri një prezantim të ecurisë dhe zhvillimit të Shqipërisë përgjatë 20 viteve, të sfidave me të cilat ësHtë përballur vendi, drejt konsolidimit të demokracisë dhe tregut të lirë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button