Kinemaja shqiptare në Bukuresht

Publiku i Bukureshtit do të ketë mundësinë të shikojë prodhime kinematografike shqiptare të viteve të fundit, por edhe ato që i përkasin kinemasë së para viteve ’90.
 
Në kuadër të “Javës së filmit shqiptar në Bukuresht”, nga data 15 deri në 20 tetor do të  shfaqen në Kinema “Euforia” pesë filma të Shqipërisë dhe një nga Kosova. Filmat që publiku i Bukureshtit do të ketë mundësi t’i shikojë janë “Gjallë” nga Artan Minarolli, “Lindje-Perëndim-Lindje” dhe “Parrullat” nga Gjergj Xhuvani, “Shqiptari” nga Johannes Naber si dhe filmi i vitit 1987 i Dhimitër Anagnostit “Përrallë nga e kaluara”. Kinemaja kosovare do të përfaqësohet me filmin “Kukumi” të Isa Qoses.

Filmat do të shfaqen me titra në anglisht. Ky aktivitet është organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bukuresht, Ministria e Kulturës e Rumanisë, Qendra Kinematografike ‘Euforia’, Bukuresht dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në Shqipëri, në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button