Londra ka frikë nga “vala ballkanike”

Nga frika e “vërshimit” të bullgarëve dhe rumunëve në vitin e ardhshëm, atëherë kur do të hiqet kufizimi për punësimin e tyre, Londra synon vendosjen e vizave për këto dy shtete, raporton agjencia bullgare “Standard”. Për këtë masë radikale angazhohen konservatorët në pushtet.

Kolegët e partisë së kryeministrit David Cameron janë duke menduar parandalimin e “mësymjes” së punëtorëve nga Evropa Lindore.

“Londra zyrtare është duke e konsideruar vënien në pikëpyetje të lëvizjes së lirë në Bashkimin Evropian”, tha për “Sunday Times”, ministrja e Brendshme britanike, Theresa May.

Në “Downing Street” kanë frikë nëse vitin e ardhshëm do të kërkojnë punë në Britani të Madhe një valë e madhe bullgarëve dhe rumunëve, pasi më 2013 hiqen kufizimet për punësimin e tyre në këtë vend.

Një valë e ngjashme e punëtorëve të rinj është regjistruar në vitin 2004, kur polakët dyndën këtë ishull.

Cameron beson se çështja e lëvizjes së lirë të njerëzve duhet të jetë temë e bisedës mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Komisionit Evropian, gjë të cilën veç është duke e bërë ministri i Jashtëm William Hague.

Kryeministri Cameron madje kërcënon se nëse është nevoja, do të vë veto në bisedimet buxhetore me Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button