Bebe Rexha: Ja si luftohet ankthi
Bebe Rexha përveç me projekte mundohet që të iu qëndrojë afër adhuruesve edhe me këshilla të ndryshme, e këtë e bënë edhe duke treguar përvoja personale që ka.
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare shpesh ka treguar se ka probleme me shëndetin, ndërsa në një status që ka bërë së fundi ajo ka dhënë këshilla si duhet luftuar ankthin.
Në Twitter ajo ka shkuar të jesh në ankth është ndjenjë normale, dhe këtë mund ta luftojnë përmes disa mënyrave, transmeton Prive.
“Është në rregull të keni ankth dhe është një ndjenjë normale. Ditët e para do të jenë paksa të pakëndshme dhe kjo është në rregull. Dëgjoni muzikë gjatë rrugës. Pas pak ditësh do të jesh shumë më mirë”, ka shkruar Bebe.
“Mundohuni të mos gjykoni veten për ankthet dhe pranoni këtë ndjenjë. Puna do t’iu ndihmojë shumë. Ushqimi i shëndetshëm. Qëndroni me miqtë. Dëgjoni muzikë. Flisni me një terapist kur të mundeni”, ka vazhduar tutje ajo.