Ska më McDonalds në Maqedoni

Sot janë larguar të gjitha shenjat e brendit McDonalds nga restoranet në Maqedoni. Bartësi i françizës, kompania “SJ”, paralajmëroi se do të përkujdeste për të gjithë të punësuarit, ndërsa problemi me prishjen e marrëveshjes pritet të tejkalohet për tre deri në katër muaj.

“Përpiqemi që problemet t’i zgjidhim nëpërmjet institucioneve të sistemit. Duke i zgjidhur problmet, nuk dua që punëtorët të vuajnë për shkak të vendimit të dikujt. Besoj se për kohë të shkurtër kjo do të zgjidhet dhe do të vazhdohet me punë, deklaroi aksionari mazhoritar i kompanisë “SJ” dhe pronar i françizës, Svetozar Janevski.

Janevski informon se marrëveshja është prishur në mënyrë të njëanshme, kurse sipas tij, shkaqet janë irelevante.  

“Ne akoma kemi marrëveshje dhe ajo zgjat 20 vjet. Kërkojmë respektim të ligjeve dhe të të drejtës. Përpiqemi që këtë ta dëshmojmë në sistem, tha Janevski.

Shtatë restoranet McDonalds u mbyllën më 14 ??? pas ndërprerjes së marrëveshjes 15-vjeçare për françizë.

Kompania “SJ” e ka françizën e McDonalds që nga viti 1997 kur u hap restorani i parë dhe ka të punësuar mbi 200 të punësuar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button