Victoria Espinosa: Lamtumirë aktivistes të palodhur për teatrin Porto Rikan

Në 6 korrik , 2019, Porto Rikanët mbajtën zi për vdekjen e aktores, regjizores, dramaturges, mësueses dhe producentes teatrale Victoria Espinosa, një figurë kyçe e performancës teatrale të shekullit të XX. Ajo ishte 97 vjeçe, transmeton Globalvoices.org.

Kariera e paimagjinueshme e Victoria Espinosa’s  përfshin drejtimin e mbi 120 shfaqeve, mes të cilave “Los soles truncos” (“Gjysmë-Dijejt”) në festivalin e parë Porto Rikan në 1958 bashkë me dramaturgun e mirënjohur  René Marques, dhe sërisht në inagurimin e Teatrit të Karnavaleve në vitin 1965 në Salamanca, Spanjë.

Espinosa gjithashtu hapi Kolegjin e Aktorëve të Artit (tani Shoqata e Aktorëve Porto Rikan) dhe drejtoi krijimin e një fondi të posaçëm për Divizionin e Teatrit të Kulturës së Porto Rikës, që ka për qëllim veçantë zhvillimin e teatrit në Porto Riko.

Victoria Espinosa ishte aktive në teatër deri në vitin 2011.

Mbrojtëse e vendosur e Teatrit

Victoria Espinosa lindi më 26 Mars 1922, në lagjen Santurce të San Juan,kryeqyteti i Porto Rikos. Komuniteti Trastalleres, ku jetonte, pavarësisht se ishte një nga më të varfërit e vendit, është i famshëm për vendin ku u lindën dhe u rritën shumë të tjerë me famë të Porto Rikos, përfshirë këngëtarët Andy Montañez dhe Daniel Santos, shkrimtari José Ferrer Canales dhe basketbollistin Orlando Cepeda.

Espinoza u diplomua në Universitetin e Porto Rikos (UPR), përfundoi doktoraturën e saj në Universitetin Autonom Kombëtar të Meksikës (UNAM) dhe ishte profesore në Universitetin Río Piedras të UPR për disa vite. Atje ajo krijoi punishten e tanishme teatrore në Porto Riko, ku u formuan disa artistë të teatrove dhe të televizionit.

Një nga pikat kulmore të karierës së saj qe premiera botërore e “El público” (“Audienca”) në vitin 1978 nga Federico García Lorca, një vepêr e cila nuk u shfaq  kur u shkrua në vitin 1930, sepse   tregonte probleme në lidhje me homoseksualitetin. Në vitin 2000, i’u dhurua “Pozo de Plata”, çmimi më i lartë i dhënë nga Muzeu Federico García Lorca Casa Natal në Fuentevaqueros, që ndodhet në Granada të Spanjës.

gjithashtu po në vitin 2000, Teatri i vjetër Muzikor në Santurce u riemërua në “Sallën Eksperimentale Victoria Espinosa” në njohjen e kontributeve të saj të shumta në zhvillimin e teatrit në Porto Riko.

Përtej kontributeve të saj të padiskutueshme dhe arritjeve profesionale, Victoria Espinosa do të kujtohet më së shumti nga studentët dhe aktorët që kanë punuar me të. Në një postim në Facebook, aktorja dhe kantautorja Nancy Millán (@Nancy_Millan) kujton një anekdotë nga një nga mësimet e saj me mësuesin e saj:

Pedro Rodiz më kujtoi diçka që Victoria Espinosa më tha kur luajta një pjesë nga “Sol 13 interior” për klasën e saj. Duhej të ishte një skenë eksperimentale. Skena mbaron dhe ajo thotë “Ti nuk e kreve detyrën. Kjo nuk është eksperimentale, e pashë këtë skenë me vëmendje dhe më duhet të them që më  mahniti. Të lumtë.” Mendoj se qëndrova në ajër për 3 ditë rresht pas kësaj. Faleminderit, Maestra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button