Irani e konfirmoi konfiskimin e cisternës në Ngushticën e Hormuzit
Televizioni shtetëror iranian raportoi se Garda Revolucionare e ka konfiskuar një cisternë të huaj më 14 korrik, njofton REL.
Brenda transportuesit ishin 12 anëtarë të ekuipazhit.
Sipas mediave iraniane, cisterna po transportonte lëndë djegëse nga kontrabandistët iranianë, tek klientët e huaj.
Ajo u zbulua në rajonin e shumëpërfolur të Ngushticës së Hormuzit.
Nuk bëhet e ditur, se cila ishte kombësia e anëtarëve të ekuipazhit.
Një shërbim online për përcjelljen e transportuesve të naftës i quajtur “TankerTrackers”, tha se cisterna kaloi në ujërat iraniane më 14 korrik.
Shërbimi tha se cisterna ishte me flamur panamezë dhe në pronësi të Emirateve të Bashkuara Arabe
Ngushtica e Hormuzit, është një vendkalim për gati një të tretën e gjithë naftës që tregtohet nga deti.
Incidenti vjen mes tensioneve të larta midis Teheranit dhe Uashingtonit.
Britania konfiskoi një cisternë iraniane jashtë brigjeve të Gjibraltarit më 4 korrik, pas dyshimeve se po shkelë sanksionet e BE-së, duke dërguar naftë në Siri.
LEXO: SHBA-ja dyshon se Irani ka konfiskuar një cisternë të naftës
LEXO: Trump kërcënon se do të shtojë sanksionet kundër Iranit
LEXO: Irani kërcënoi sërish Britaninë pas incidentit me cisternën