Zakonet e përditshmërisë që po ju shkaktojnë rrudha në fytyrë pa e kuptuar
Po jetojmë në një kohë kur të gjithë njerëzit po mundohen t`i luftojnë shenjat e moshës. Ndonjëherë disa veprime/zakone të përditshmërisë na shkaktojnë rrudha pa e kuptuar.
Dr.Rekha Tailor, një specialiste kozmetike ka treguar se cilat janë këto zakone, të cilat duhet të filloni t`i shmangni nëse nuk dëshironi t`u shtohen shenjat e moshës, transmeton Revista Class. Disa nuk janë aq të thjeshta për t`u shmangur, por mundohuni t`i reduktoni.
Fryrja e buzëve
Të fiksuarit pas selfieve e dinë që fryrja e buzëve ndonjëherë i bën fotot të duken më të bukura. Por duhet të filloni ta shmangni këtë zakon.
Thithja e pijeve me pipzë
Kjo është mënyra e preferuar e grave dhe vajzave për të shmangur fshirjen e buzëkuqit. Pirja nëpërmjet pipëzës ju bën që t`i mblidhni buzët duke shkaktuar rrudha. Kështu që më mirë, filloni të mos i përdorni më pipëzat për të mirën e lëkurës suaj, por edhe për atë të mjedisit.
Dehidratimi
Buzët janë reflektimi i qelizave të shëndetshme, kur ato nuk janë të shëndetshme dhe janë të dehidratuara buzët duken të rrudhura dhe të thata. Zgjidhja më e mirë është të pini sa më shumë ujë.
Banjot e diellit
Tani në verë, ekspozimi në diell është diçka që të gjithë e duam. Por duhet të dini që kjo gjë shkakon rrudha, sidomos te pjesa e buzëve. Zgjidhni një balsam të mirë buzësh, në mënyrë që të shmangni shenjat e parakohshme të moshës.
Pirja e duhanit
Pirja e duhanit prodhon radikale të lira në trup që shkaktojnë shenjat e moshës. Reduktoni sa më shumë të mundni pirjen e duhanit.
Buzëqeshja
Edhe pse është e pashmangshme, duhet ta pranojmë që buzëqeshja shkakton rrudha.