Cërvenkovski, Ahmeti dhe Gruevski të pastrojnë listat zgjedhore, shkojmë në zgjedhje

Kreu i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, ka ftuar qeverinë që në afat prej disa ditës Kuvendi të propozojë ndryshe në Kodin zgjedhor, të pastrojnë listat zgjedhore dhe menjëherë të thërrasin zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Cërvenkovski tha se seanca e djeshme parlamentare ishte e qartë se nuk ka krizë mes koalicionit Ahmeti-Gruevski.

Lideri i LSDM-së, ka ftuar liderët e VMRO-së dhe BDI-së, të ulen dhe ashtu sic u morën vesh në seancën e djeshme, në mënyrë të njëjtë të merren vesh edhe për tejkalimin e këtyre problemeve.

Cërvenkovski përsëriti se qëndrimi i partisë së tij është se derisa nuk bëhen ndryshime në kodin zgjedhor, ata do të bojkotojnë zgjedhjet./Portalb
 

Lajme të ngjashme

Back to top button