PDSH promovoi kandidatët në Zhelinë dhe Tearcë

Partia Demokratike Shqiptare të premten mbrëma ka  promovuar  kandidatët për kryetarë komune në Zhelinë dhe Tearcë.  

Latif Arifi, biznesmen nga mërgimi, do të jetë kandidati i cili do të garojë për Komunën e Zhelinës, ndërsa për Tearcën do të garojë Ruhan Iljazi, profesor i matematikës në Shkollën e bujqësisë, Tetovë.

Në promovimin kandidatëve ishte i pranishëm edhe kryetari i PDSH-së Menduh Thaci, i cili foli dhe për rëndësinë e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në mars të vitit 2013 dhe se këto zgjedhje do të luajë një rol të rëndësishëm edhe për pozitën e shqiptarëve.

Ndryshe, deri tani vetëm PDSH-ja ka bërë të ditur emrat e kandidatëve për disa komuna, derisa BDI-ja pritet të njëjtit ti bëj të njohur në muajin nëntor.

Jo zyrtarisht merret vesh se për Komunën e Tearcës, BDI shqyrton mundësinë për rikandidimin e kryetarit aktual Isen Asani. Gjasat e njëjta janë edhe për Zhelinën, të rikandidohet kryetari aktual Fatmir Izairi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button