Sulme të reja Siri-Turqi

Një mortajë nga Siria ka goditur sot territorin turk. Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu, mortaja ka rënë në një zonë rurale, pranë fshatit Guvecci, gjatë luftimeve intensive ndërmjet forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe kryengritësve rebelë, transmeton REL . 

Mësohet se nga mortaja nuk ka pësuar asnjë njeri. Agjencia Anadolu thotë se trupat turke pranë Guveccit janë përgjigjur menjëherë me armë zjarri.

Artileria turke u është përgjigjur granatimeve nga Siria qysh të mërkurën, kur një mortajë ka rënë në një qytet kufitar të Turqisë, duke vrarë pesë civilë. 

Kryeministri turk,  Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se lufta e Turqisë me Sirinë “nuk është larg.

“Ne nuk jemi të interesuar për luftë, por nuk jemi larg asaj”, ka thënë Erdogan./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button