AK: Mafia politike po shkatërron ambientin

Aleanca Kuq e Zi ka lëshuar alarmin për ndotje masive të mjedisit. Në një tryezë të organizuar nga kjo forcë politike me specialiste të mjedisit, vetë kreu i AK Kreshnik Spahiu ka deklaruar se mafia politike po shkatërron ambientin, duke e lidhur këtë dhe me shkatërrimin nga biznese të ndryshme të lumenjve për interte ashtu si dhe kodrat për gurore.
 
“Mafia politike po shkatërron ambientin. Shqipëria gjendet në flakë nga regjimi Berisha, territori i vendit tonë është zvogëluar nga erozioni bregdetar. Shqipëria në 20 vite ka humbur dhjetra kilometra katror territor, ndërsa qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë investim për mbrojtjen. Bizneset qeveritare po shkatërrojnë lumenjtë për inerte, ndërsa kodrat për gurore” ka deklaruar Spahiu gjatë fjlaës së tij.
 
Ndërkohë AK ka shprehur shqetësimin se përmes shkatërrimit mjedisor nuk rrezikojmë vetëm shkatërrimin e natyres, por dhe vete jetëgjatësinë e qytetarëve, ku sipas të dhënave që disponon AK aktualiteti flet për një prezencë 60 % më pak të pyjeve dhe hapësirave të gjelbra.
 
Ajo që vlen të theksohet është dhe fakti se sezoni veror që lamë pas është mbyllur me një bilanc negativ sa i përket pyjeve, pasi dhjetëra hektarë pyje u shkrumbuan si pasojë e zjarreve të verës.  /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button