Besimi për vizitë zyrtare në SHBA

Për vizitë zyrtare në SHBA prej sot qëndron ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi.

Vizita ka për qëllim avancimin e bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë dhe SHBA-ve në sferën e mbrojtjes, sigurisë dhe paqes.

Gjatë kohës së vizitës, Besimi do realizon disa takime të rëndësishme, gjithashtu do të mbajë ligjërata në disa prej universiteteve më eminente të vendit siç janë “Harvard” dhe “Johns Hopkins”.

Ministri Besimi në Uashington do ketë takime në Pentagon dhe Këshillin Kombëtar për Siguri në Shtëpinë e Bardhë. Në këto takime do të bisedohet për proceset politike të sigurimit dhe stabilitetin rajonal, me theks për Republikën e Maqedonisë.

Takimet do shfrytëzohen edhe për potencimin e rolit të Republikës së Maqedonisë si partner kredibil për mirëmbajtjen dhe promovimin e vlerave demokratike bashkëkohore në nivel global përmes angazhimit në Irak dhe Afganistan. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button