Al Kaida kërcënon vendet e Ballkanit

Lideri radikal islamik, Omar Bakri, sipas mediave, paralajmëroi shtetet ballkanike për lëshimin e aksioneve kundër tyre.

Deklarata është bërë në një intervistë të publikuar ditën e enjte në gazetën bullgare “24 Chasa”.  

Sipas klerikut radikal, i cili për pothuajse 20 vite banoi në Londër, Ballkani është një territor që i përket islamit. “Kur islami hyn në një territor, ai shtet shndërrohet në islamik, prandaj është detyra jonë që t’i çlirojmë ata”, deklaroi Bakri, që i pyetur për shtetet europiane që konsideroi islamike, renditi: “Spanja, Bullgaria, Rumania, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Bosnja janë të gjitha vende islamike”. Në kërcënimin për Bullgarinë, Bakri shpjegonte: “Spanja është një vend islamik, për shekujt që ka kaluar nën rendin musliman. Bullgaria, nga ana e saj, për shkak të bashkëpunimit me Israelin dhe dërgimin e trupave në pushtimin e Afganistanit dhe Irakut, është një shënjestër e ligjshme për t’u goditur”.

Bakri, i cili jetoi në Londër për 20 vjet, i është hequr e drejta për t’u rikthyer në Britani pasi u largua nga vendi pas sulmeve terroriste të vitit 2005 në autobuzët e Londrës. Besohet se ai ka lidhje të forta me eksponentë të lartë të Al-Kaedës./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button