Kontrolle mjekësore falas për banorët e Sarajit

Shtëpia Shëndetësore Publike në bashkëpunim me Komunën e Sarajit, realizoi një aksion humanitar në sheshin e kësaj Komune, me ç’rast zbatuan falas kontrollin e diabetit, yndyrës, matjen e tensionit dhe  dhanë këshilla mjekësore për qytetarët e këtij rajoni.

Ata paralajmëruan se ky aksion  do të shtrihet edhe në  fshatrat e  tjera të Komunës së Sarajit. Aktiviteti për herë të parë është organizuar në komunën e Sarajit. 

“Ky aksion është i mirëpritur nga qytetarët e komunës së Sarajit, kështu që aksione të tilla do të ketë edhe në  vendbanime tjera. Kjo është një formë e shkëlqyer të ju vijë në ndihmë banorëve, veçanërisht kategorive sociale për kontroll falas”, tha Kryetari I Komunës së Sarajit Bekim Murati.

Ndërkaq, Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Publik Besim Koka tha se ka pasur raste të cilët për herë të parë kanë marrë vesh se kanë problem mjekësore të cilët janë orientuar që të vazhdojnë më tutje drejt institucioneve të tjera shëndetësore.

Banorët e Komunës së Sarajit, ishin të kënaqur nga ky lloj  aktiviteti. Shtëpia e Shëndetit publik për ndihmën e sotme mjekësore kishte  bërë përgatitje laboratorike për gjithsej 200 qytetarë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button