PDSH nuk e mbështet interpelancën

Do marrim pjesë në debat për votëbesimin por nuk do të votojmë as pro as kundër, mbajmë qëndrim neutral. Kështu është shprehur lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi pas mbledhjes së kryesisë qendrore të kësaj partie.

“Jemi afër një vendimi që jemi në pozicion më delikat politik më shumë se sa LSDM-ja, do marrim pjesë në debatin për interpelancën mirëpo gjatë votimit do të jemi neutral. Ju e dini se kemi dhënë një fjalë publike para disa kohe se do ta mbështesim tërësisht BDI-në që të arrijë ta bllokojë sjelljen e ligjeve antishqiptare dhe ti përfaqësojë ashtu si duhet shqiptarët. E dyta është se zëshëm kohëve të fundit flitet se BDI-ja nuk do të rinte në këtë qeveri anti-shqiptare por arsyeja se ata rijnë është se mundë të hyj PDSH-ja në qeveri dhe mendoj se kjo do jetë marrja e fundit e justifikimit BDI-ja që e ka për të ndenjur në këtë qeveri antishqiptare. Deputetët do debatojnë do bisedojmë por pozicioni jonë do jetë neutral. Ne nuk do votojmë nesër që ata të bien prej qeverie për të treguar përfundimisht se ne s’kemi ndërmend të bëhemi pjesë e kësaj qeverie megjithatë ky qëndrim i joni nuk do zgjat me muaj por me ditë dhe me javë e pastaj do fillojë ofensiva politike definitivisht për ta delegjitimuar BDInë para shqiptarëve  dhe koston e parë do e paguajnë në zgjedhjet e ardhshme lokale” deklaroi Thaçi ./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button