Papa Françesku: Migrantët janë njerëz, e jo vetëm problem shoqëror

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, në meshën e sotme është lutur për migrantët, duke thënë se ata janë njerëz, jo vetëm një problem shoqëror, transmeton Anadolu Agency.

“Ata janë njerëz, nuk janë thjesht një problem shoqëror ose migrues, ata janë simbol i të gjithë atyre që janë refuzuar nga shoqëria e sotme e globalizuar”, tha Papa.

Në meshën e sotme në Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë u shënua gjashtë vjetori i vizitës së Papës në ishullin italian Lampedusa më 8 korrik të vitit 2013.

Papa ishte vetëm katër muaj në krye të Kishës Katolike dhe kjo ishte vizita e tij e parë pastorale jashtë Romës.

Ostvro, që ndodhet midis Sicilisë dhe bregut verior të kontinentit afrikan, për vite ka qenë porti kryesor për refugjatët dhe emigrantët që udhëtojnë nga Deti Mesdhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button