Haraçinë, gjendja e sigurisë stabile, stacioni policor do t’i jepet administratës së Komunës

Që të përmirësohen kushtet e banorëve të fshatit Haraçinë, shumë shpejtë administrata e kësaj komune do të transferohet në objektin e Stacionit policor që gjendet në hyrje të fshatit.

Kjo u tha pas takimit që realizuan ministrja për punë të brendshme, ai i pushtetit lokal dhe kreu i Haraçinës, Gordana Jankullovska, Nevzat Bejta dhe Bastri Bajrami.

Jankullovska gjendjen e sigurisë në këtë komunë e vlerësoi si stabile dhe shprehu gatishmëri që ky objekt ti jepet administratës së Komunës.

“Statistika për vitin e fundit flet se gjendja e sigurisë në territorin e kësaj komune përmirësohet dhe unë mund të them se kjo është rezultat i bashkëpunimit të mirë edhe me popullatën, rezultat i qëndrueshmërise së vazhdueshme të policisë, komunikimit të mirë me qytetarët dhe bashkëpunimit të mirë me pushtetin lokal. Me kreun e Komunës biseduam edhe për iniciativa të reja të cilët do të ishin  në interes të qytetarëve të Komunës së Haraçinës, duke u mundësuar më shumë nevoja të tyre të jenë në një vend, dhe në këtë drejtim biseduam ta shqyrtojmë mundësinë dhe një pjesë të shërbimeve që janë në interes të qytetarëve të transferohen në ndërtesën e Stacionit policor dhe në këtë mënyrë do të thotë se e gjithë administrata për të cilën qytetarët kanë nevojë do të jetë e koncentruar në një vend dhe me vetë këtë do të afrohen më shumë raportet mes qytetarëve dhe insitucioneve” tha Jankullovska.

Kryetari i Komunës së Haraçinës tha se me këtë transferim qytetarët e kësaj komune nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë deri në Komunën e Gazi Babës për të nxjerrur dokumentet e duhura.

“Pasiqë stacioni i policisë më nuk funksionon dhe me sistemin e ri do tëketë vetëm nga një kujdestar, objekti është shumë i mirë dhe është ndërtuar pas vitit 2001 dhe neve si Komunë e Haraçinës, gjithnjë në shërbim të qytetarëve do të kemi shumë sukses. Pasi me sistematizimin e ri duhet të kemi rreth 38 punëtorë, në objektin ku jemi të vendosur nuk kemi mundësi të përfshijmë gjitha shërbimet.
Në të ardhmen edhe për ndihmat sociale, të drejtat e kadastrit, zhvillim local, ekonomik, qytetarët do të kenë këtë object më afër, dhe nuk do të duhet të udhëtojnë deri në Komunën e Gazi Babës për ti kryer këto punë” tha Bajrami./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button