Apple fillon me prodhimin e iPad Mini

Wall Street Journal, në mëngjesin e ditës së djeshme, duke cituar burime të afërta të Apple ka bërë të ditur se kompania ka filluar prodhimin e tabletit të saj të ri i cili është më i vogël se ai paraprak me madhësi prej 9.7 inç.

Sipas informatorëve, pajisja e re posedon ekran me madhësi prej 7.85 inç, diagonalisht. Rezolucioni në produktin e ri pritet të jetë me i vogël se në tabletin e kaluar por, është e kuptueshme pasi iPad i kaluar ka rezolucion Retina prej 2048 x 1536.

Me rezolucion dhe madhësi më të vogël, pritjet e mëdha për iPad Mini është të zë pozitë të mirë kundër produkteve konkuruese me çmime të larta që ka në treg si Kindle Fire dhe Nexus 7 nga Amazon dhe Google. Sa i përket madhësisë, produkti i ri nga Apple është më i madh por përsa i përket çmimit, pritet që të jetë më i shtrejtë se sa produktet aktuale në treg, të këtij lloji. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button