Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump sërish ka paralajmëruar Iranin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka paralajmëruar përsëri Iranin në lidhje me deklaratat se do të tejkalonte kufirin e stokut të uraniumit të pasuruar, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Presidenti amerikan edhe një herë ka reaguar nga llogaria e tij në Twitter në lidhje me hapin e fundit që Irani ka hedhur në çështjen e stokut të uraniumit të pasuruar.

“Irani ka publikuar një paralajmërim të ri, ku Rouhani thotë se nëse nuk ka një marrëveshje të re bërthamore, ato do të rrisin sasinë e uraniumit të pasuruar në sasinë që ata dëshirojnë. Iran ji i kujdesshëm për kërcënimet që ke bërë; si askush më parë ato kërcënime mund të kthehen tek ju dhe mund t‘ju dëmtojnë përsëri”, është shprehur Trump.

Në fillim të javës, qeveria iraniane njoftoi se kishte rritur kufirin e uraniumit të pasuruar mbi limitin e stokut prej 300 kilogram të përcaktuar në marrëveshjen bërthamore. Agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve iraniane Fars, në lajmin e saj kishte theksuar se qeveria e Teheranit, nivelin 3,67 për qind të uraniumit të pasuruar e ka rritur mbi limitin e stokut prej 300 kilogram të përcaktuar në marrëveshjen bërthamore.

Ndërsa presidenti amerikan, Trump, pas kësaj deklarate reagoi ndaj Iranit duke u shprehur se “po luajnë me zjarrin”. Po ashtu edhe Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit dënuan vendimin e Iranit në deklarata të veçanta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button