E vetmja gjë që nuk duhet të bësh kur than flokët me tharëse

Nëse je në grupin e atyre njerëzve që zgjohesh në mëngjes, bën një dush të shpejtë dhe kap menjëherë tharësen e flokëve, tani nuk duhet ta bësh më. Në fakt, askush nuk do të ndryshojë nga rutina e vet, por kjo është mënyra më e gabuar dhe është njëlloj si larja e dhëmbëve. Dhe ashtu si larja e dhëmbëve, edhe për flokët ka disa gjëra që duhen dhe disa që nuk duhen bërë, transmeton Revista Class.

Në rastin e flokëve, këshilla më e mirë që japin specialistët është të mos i thash flokët me tharëse menjëherë sapo del nga dushi, sepse kjo është një nga gjërat më të dëmshme që mund t’u bësh flokëve. Kjo për arsye se sa më gjatë që flokët të jenë nën efektin e nxehtësisë, aq më shumë dëmtohen. Kështu, këshillohet që pas dushit të presësh derisa floku të ketë fituar tharjen në masën 60 për qind dhe pas kësaj, mund të përdorësh tharësen. Gjithashtu, duhet të bësh kujdes që edhe pasi të fillosh t’i thash flokët me tharëse, ajo nuk duhet të jetë asnjëherë në energjinë maksimale.

Nëse nuk ke kohë të ulesh dhe të presësh derisa flokët të thahen, kjo është totalisht e kuptueshme, atëherë përdor peshqirin. Me anë të tij mundohu të heqësh sa më shumë ujë, por jo duke e fërkuar flokun me peshqir, vetëm thjesht duke e thithur ujin sa më shumë të mundesh. Por nëse të pret koha edhe më tepër, këshilla më e mirë në këtë rast është të presësh 15-20 minuta përpara se të rrëmbesh tharësen. Pse nuk e shfrytëzon këtë kohë për të gjetur veshjen (mund i vërtetë edhe kjo pikë) apo për të bërë gati diçka për të ngrënë? Të jesh e bindur se këto 15-20 minuta do të jenë shumë më të efektshme nga sa mendon dhe rezultati do të jetë mjaft i mirë për flokët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button