Meta: Nuk ka befasi, tejkalohet plani i votimit socialist

Presidenti shqiptar Ilir Meta në reagimin e parë pas zgjedhjeve të djeshme lokale vlerëson se Shqipëria e ka evituar kurthin për konflikt qytetar dhe ironizon me faktin se “jo vetëm që është votuar por është tejkaluar edhe plani”, transmeton Koha.mk.

“Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qëndrimi ndaj votimeve socialiste të thirrura nga kryeministri Rama. Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre” ka shkruar Meta në Fejsbuk.

Ai votimin e djeshëm e ka quajtur “socialist” të thirrur nga kryeministri Edi Rama dhe në mënyrë ironike shton se duhet të shpikë  dekoratë të re “Heroit të votave socialiste”.

“Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha. Tani me duhet të shpik një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”, thekson Meta.

Meta 30 qershorin nuk e njeh si ditë të zgjedhjeve lokale në vend, sepse pasi që e shtyu këtë datë, ai zgjedhjet i ricaktoi për më 13 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button