Ka ndërruar jetë ish-presidenti malazez Bullatoviq, bashkëpunëtori i Millosheviqit
Ish-presidenti i Malit të Zi, Momir Bullatoviq ka vdekur sot në moshën 63 vjeçare.
Bullatoviq ka qenë president i Malit të Zi prej vitit 1990 deri në vitin 1998, transmeton KTV.
Po ashtu Bullatoviq ka qenë president i Qeverisë Federale të Jugosllavisë nga viti 1998 deri në vitin 2000, shkruan Vijesti e Malit të Zi.
Ai ishte bashkëpunëtori i ngushtë i kryekriminelit serb Sllobodan Millosheviq.
Mediat malazeze shkruajnë se besohet se Bullatoviq ka vdekur nga sulmi në zemër.