Gjendet i vdekur në burgun e Shtipit ish-pjestari i UÇK-së Ibrahim Sulejmani

Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ibrahim Sulejmani është gjetur i vdekur sot në mëngjes në burgun e Shtipit. 39 vjeçari Ibrahim Sulejmani vuante dënimin me burg prej 15 vjetëve, ndërsa në burgun e Shtipit ka qëndruar 4 vjet e gjysmë. 

Ibrahim Sulejmani ishte dënuar për vepra që kishin të bënin me krime lufte gjatë konfliktit të vitit 2001, ndërsa me miratimin e ligjit për amnisti në Kuvend Ibrahim Sulejmani nuk u lirua. 

Ai dje ai ka pasur edhe gjykimin por akoma nuk dihet se çfarë është vendosur në këtë seancë gjyqësore. Arsyet për vdekjen e tij ende janë të panjohura.

Familjarët e tij janë ende në shok dhe nuk dijnë asgjë më tepër rreth vdekjes së Sulejmanit ndërsa avokati i tij Shpend Devaja mbetet i pakapshëm për prononcim.

Ndërkaq, Portalb muaj më alarmoi për gjendjen e mjerueshme të familjes së tij si dhe ngriti çështjen pse nuk vlen amnistia për Sulejmanin?

/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button