Mediat Ndërkombëtare BBC dhe DM: Votimi bashkiak shqiptar i bojkotuar nga opozita, zhvillohet paqësisht

Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë zhvillimet e ditës së djeshme në Shqipëri. Në shkrimin e gjigantit britanik të mediave “BBC”, thuhet se shqiptarët kanë votuar në zgjedhje si asnjë herë tjetër, opozita bojkotoi zgjedhjet si dhe incidente të vogla ndodhën në qendrat e votimit, njofton TCH.

Në shkrimin e “BBC” shkruhet gjithashtu se presidenti, Ilir Meta lëshoi një dekret për të shtyrë zgjedhjet, por kryeministri i vendit e hodhi poshtë atë si dhe ka filluar lëvizjet për të fajësuar Presidentin, që dikur ishin aleat.

Për muaj të tërë opozita ka mbajtur protesta dhe qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit si dhe zgjedhje të reja të përgjithshme.

Përsa i përket zgjedhjeve të 30 qershorit gjiganti britanik i mediave shkruan se votimi vazhdoi edhe pse kritikët i quanin si zgjedhje jo të duhura, duke marrë parasysh mungesën e konkurrencës.

Nuk lihet pa përmendur gjithashtu se në prag të votimit, mbështetësit e opozitës u përleshen me policinë dhe në disa raste i vunë zjarrin fletëve të votimit dhe kutive.

Nuk lihet pa përmendur edhe momenti që i shtoi dramaticitetin situatës përpara votimit, ku gazeta gjermane “Bild” publikoi disa biseda telefonike të përgjuara, e cila u hodh në gjyq nga kryeministri Rama.

Një tjetër reagim vjen edhe nga “Daily Mail”, ku thuhet se votimi për kryebashkiakët shqiptarë, të bojkotuar nga partitë e opozitës është zhvilluar paqësisht si dhe pati një pjesëmarrje të ulët.

Trupat politike Europiane dhe Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje partive shqiptare, që të shmangin dhunën gjatë zgjedhjeve, për kryetarët e bashkive, të 61 qyteteve. Në shkrimin e “Daily Mail” përmendet Presidenti Ilir Meta gjithashtu, i cili u përpoq të shtyjë zgjedhjet.

Bashkimi Europian, i cili do të vendosë në vjeshtë nëse do të fillojë bisedimet e pranimit me Tiranën, ka paralajmëruar politikanët e vendit se dhuna dhe grindjet mes dy palëve do të jetë në vëmendjen e tyre dhe do të ndikojnë në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Rama ofroi të shtrëngonte duart me Bashën për të arritur një marrëveshje, e cila do të sjell zgjidhjen e krizës parlamentare, për të ndihmuar vendin të marrë dritën e gjelbër, për bisedimet e hyrjes në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button