Shqiptarët, më jetëgjatët në Ballkan, maqedonasit e serbët më jetëshkurtrit

Një raporti i Fondit për Popullsinë në OKB (UNFPA) parashikon se në vitin 2050 bota do të ketë dy miliardë të moshuar dhe 80% e popullsisë së vjetër në botë do të jetojë në vendet e zhvilluara.

UNFPA verën se pavarësisht kontributit të tyre social-ekonomik, të moshuarit vazhdojnë të jenë të diskriminuar, abuzuar dhe të dhunuar dhe i bën thirrje qeverisë dhe shoqërive civile që të bashkëpunojnë për t’i dhënë fund kësaj praktike shkatërruese dhe të investojnë tek të moshuarit.

Në vitin 2000 për herë të parë në histori kishte më shumë persona mbi 60 vjeç se sa fëmijë nën 5 vjeç. Ndërsa në vitin 2050 popullsi e 60-vjeçarëve do të jetë më e madhe se ajo e nën 15-vjeçarëve. Në 10 vite parashikohet që numri i personave të moshuar të kalojë 1 miliard, transmeton gazeta Shekulli.

Ndërsa sipas një analize të “Global Age Wath”, populli më jetëgjatë në Ballkan janë shqiptarët, ndërsa më jetëshkurtër rezultojnë serbët. Jetëgjatësia mesatare në Shqipëri është 76,4 vjet, kurse në Serbi është 74 vjet. Gratë në Shqipëri jetojnë më gjatë se meshkujt dhe po kështu është thuajse në të gjitha vendet e rajonit.

Kroatët radhitën pas shqiptarëve, me 75,7 vjet, vijojnë boshnjakët, malazezët dhe qytetarët e Maqedonisë me jetëgjatësi mesatare prej 74,2 vjet. Vendi që ka jetëgjatësinë më të lartë në botë është Japonia. Pas saj vijnë Kina, Australia dhe Franca. Kurse vendet me jetëshkurtër janë Gambia, Senegali dhe Sierra Leone.

Sipas “Global Age Wath”, Shqipëria është në vendin e 46 nga 195 vende që janë marrë në konsideratë, sa i takon jetëgjatësisë. Pritshmëria e një të sapolinduri në Shqipëri është që të jetojë 77 vjet. Sa i takon popullsisë mbi 60, thuhet se ka 13.7% ndërsa në vitin 2050 parashikohet 33.8%./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button