Arifi: BE do të vlerësojë realisht debatin për ‘branitellat’

Zëvendëskryeministrja për euro-integrime Teuta Arifi në një debat të organizuar nga Instituti për Hulumtim të Politikave dhe Qeverisjes së Mirë (IHPQM)t ha se politikanët në vend janë të fokusuar që Maqedoninë ta çojnë në Bashkimin Evropian. Dialogu politik është shumë i rëndësishëm për ardhmërinë evropiane të Maqedonisë  tha Arifi duke theksuar se ai zhvillohet në Kuvend edhe përkundër përplasjeve të fundit për ligjin e pjesëtarëve të forcave të sigurisë maqedonase, ligjin për branitella.

“Në Parlament nuk debatohet vetëm për tema që pajtohemi dhe ndajmë qëndrime të njëjta , pork a dhe të tilla që nuk pajtohemi dhe kjo është logjika e demokracisë. Debatet mund të jenë në vija etnike apo ideologjike, nuk dua të komentoj arsyet e debatit për këtë ligj por mendoj se është legjitime që cdo subjekt politik ta shfrytëzojë mundësinë e vetë institucionale në bazë të rregullores të debatojë aq sa vlerëson për temat që duhet të jenë të debatueshme” tha Arifi.

Në pyetjen e Portalb se si kjo reflekton në raportin e përparimit të Maqedonisë i cili do të publikohet së shpejti Arifi tha se BE do ti vlerësojë në mënyrë reale këto ndodhi.

“BE do të vlerësojë se ka tema për të cilat kemi gjetur marrëveshje dhe ka të tilla që nuk ka marrëveshje. BE do ti vlerësojë në mënyrë reale këto ndodhi” deklaroi zëvendëskryeministrja Arifi.

Më tej ajo tha se puna e eurointegrimeve është proces kolektiv dhe ai kërkon angazhim dhe përgjegjësi nga të gjithë, Qeveria, Kuvendi, qytetarët, pasi përfitimet nga anëtarësimi do t’i shfrytëzojnë të gjithë ndërsa çështja e emrit nuk është diçka e re, por dialogu paraqasës me Evropën.

Arifi madje u lavdërua se dijalogu paraqasës do të shkurtojë kohën të cilën vendi edhe ashtu duhet të harxhojë atëherë kur të çelen kapitujt për të cilat vendi do të negocijojë me BE-në dhe raste te tilla ka pasur duke permendur keshtu Islanden dhe Sllovakine. 

Lidhur me temën e debatit e cila ishte”Shqiptarët në Maqedoni dhe BE-ja” ajo tha se orientimi i përgjithshëm strategjik i shqiptarëve në rajon është panevropian, pasi Evropa e bashkuar jep mundësi më të mëdha që të adresohen dhe të ballafaqohen me tema, duke i përfshirë edhe ato me natyrë etno-politike.

“BE-ja dhe orientimi i ynë për hyrje në BE, sa na jep hapësirë shqiptarëve që të bëhemi pjesë e një hapësire, po ashtu u jep edhe të gjithë qytetarëve tjerë nga RM-ja që të gjejnë forcë kohezive ndaj një koncepti të përbashkët. Ne në shoqërinë tonë  kemi shumë tema të cilat mund të na ndajnë, por pak të cilat mund të na afrojnë, e BE-ja është një nga to. Për këtë shkak edhe qasja dhe marrëdhënia përgjegjëse ndaj këtij procesi është marrëdhënie e përgjegjshme ndaj ardhmërisë së shtetti dhe qytetarëve të tij”, tha Arifi.

Enisa Bajrami nga IHPQM, mes tjerash, potencoi se nuk është vetëm emri problem, por edhe plotësimi i kritereve të Kopenhagës, të cilat nuk janë të njohura për mbi 70 për qind të qytetarëve. Ajo vërejti se shqiptarët japin kontribut të madh në plotësimin e reformave, por se kjo nuk dëgjohet mjaftë shpesh, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për politikanë shqiptarë apo maqedonas.

Në debatin janë parashtruar edhe rezultate nga hulumtimi i IHPQM, sipas të cilit shumica e madhe e qytetarëve të Maqedonisë janë për anëtarësim të vendit në BE. Përkrahja te shqiptarët është 92 për qind, ndërsa te maqedonasit 87 për qind. Instituti për Hulumtim të Politikave dhe Qeverisjes së Mirë (IHPQM)  ekziston një vit dhe punon në hulumtime dhe projekte nga sfera e politikave publike. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button