Një gardian burgu merr ryshfet

Një gardian nga burgu i Strumicës dyshohet se ka marrë ryshfet, meqë muajin e kaluar prej një të burgosuri kërkoi dhe mori 400 euro për t’i ndihmuar, që nga drejtori i burgut të marrë leje për dalje.

Punonjësi i dyshuar, pohon MPB, prej një të burgosuri tjetër kërkoi që t’i sigurojë kontakt telefoni me Xh.D nga Strumica, ndërsa si kthim të burgosurit do t’i mundësohet që të takohet me familjen e tij. Disa ditë më vonë, në ndërrimin e tij e braktisi vendin e punës dhe së bashku me të dënuarin shkuan në fshatin Bansko. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button