Oda e Mjekëve padit “mjeken popullore”, kundërshtonte vaksinimin

Oda e Mjekëve e padit mjeken Jadranka Biban për ofendim dhe shpifje për shkak të gjashtë statuseve të publikuara në rrjetin social “Facebook” në mars të këtij viti, transmeton Alsat-M.tv. Biban ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, por nuk ka licencë aktive për punë.

“Këshilli drejtues i Odës Ekonomike vendosi të parashtrohet padi. Kërkojmë edhe përgjegjësi qytetare për ofendimet dhe shpifjet e parashtruara në publikimet”- deklaroi Vileta Vasileva, avokate e Odës së Mjekëve.

“Ofendimi është ndjenjë subjektive që është shumë e keqe për shëndetin. Këtë ndjenjë mund ta ndjejnë njerëzit, e jo organizatat”- tha Jadranka Biban.

Jadranka Biban gjatë një pjesëmarrjeje të tillë televizive në jehonën e epidemisë së fruthit, kritikonte se nuk duhet të pranojnë fëmijët vazhdimisht numër të madh të vaksinave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button