Falen 250 të burgosur në 100-vjetorin e Pavarësisë

Me ndryshimin e presidentit, mazhoranca ka rihapur praktikën e faljes për të dënuarit politikë. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, në një intervistë për “Vizion Plus”, deklaroi se, me rastin e 100-vjetorit, në 28 Nëntor do të lirohen rreth 250 të dënuar. Me amnistinë e këtij viti, do të lirohen nga dënimi të gjithë personat që u ka mbetur viti i fundit.

Përfitojnë të gjithë gratë të cilat janë mbi 55 vjeç dhe të gjithë meshkujt që janë mbi 60 vjeç, të dënuarit me burgim që në moshën kur kanë kryer veprën ishin më pak se 18 vjeç, me përjashtim të rasteve kur kanë kryer krime kundër njerëzimit, vrasje, grabitje me dhunë, trafikim droge, prostitucion apo përdhunime. Pjesës tjetër të të dënuarve, do t’u zbritet 1/4 e dënimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button