Prej nesër Maqedonia përfshihet nga temperaturat verore, kujdes nga mushkonjat!

Prej nesër Maqedoninë do ta përfshijnë temperature të larta deri më 35 gradë dhe faza e verdhë.

Temperaturat e larta pritet të zgjasin deri në fund të muajit. Me këtë rritet edhe mundësia për paraqitjen e mushkonjave. Organet kompetentë për këtë shkak kanë paralajmëruar stërpikje në gjithë territorin e Maqedonisë.

Temperatura të larta trupore, ftohje dhe dhimbje muskujsh janë simptomat të cilat diagnostikojnë ethet e Nilit Perëndimore, virus ky i cili një ditë më parë mori dy viktima në Maqedoni. 

Ndryshe, simptomat e para shfaqen prej tri deri në 14 ditë pas pickimit. Simptomat e infeksionit të rëndë janë temperatura e lartë trupore, dhimbjet e padurueshme të kokës, shtangia e qafës, dezorientimi, dridhja, koordinimi i keq, sulmet, dhimbja dhe paraliza e papritur ose dobësia në duar dhe këmbë. Për të shmangur pickimin mushkonjave mund ta mbroni shtëpinë tuaj me rrjeta në dritare të cilat do t’i parandalojnë të hyjnë në shtëpi. Mushkonjat janë më së shumti aktive në agim dhe muzg, prandaj më së miri është të mos dilni në atë kohë, por nëse duhet të dilni gjithsesi përdorni preparatet që ju mbrojnë nga pickimet. Sipas nevojës vishni rroba me mëngë të gjata. Ndërrojeni vazhdimisht ujin për kafshët shtëpiake, ndërsa ujin në kova të mëdha derdheni sepse tërheq mushkonjat./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button