Sijarto përsëriti qëndrimin e tij për RMV-në: Shtyrja e dhënies së datës – humbje e madhe për BE-në

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Republikës së Hungarisë, Peter Sijarto sot ka realizuar takim me kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, transmeton Portalb.mk.

Në konferencën e përbashkët për media Osmani – Sijarto, ky i fundit ka përsëritur qëndrimin e tij se në Këshillin Evropian është bërë gabim, që nuk është u është dhënë datë Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për nisjen e negociatave qasëse në qershor.

“Besojmë se zgjerimi i BE-së është në interes të vetë Bashkimit dhe për këtë konsiderojmë se vendimi për shtyrje të negociatave është një humbje e madhe për BE-në dhe është në kundërshtim të interesave të Hungarisë. Ne jemi shtet fqinj i këtij rajoni dhe për këtë jemi të ndjeshëm në rëndësinë dhe nevojën për eurointegrim”, tha Sijarto.

Zëvendëskryeministri Osmani deklaroi se temë diskutimi ka qenë edhe ratifikimi i Protokollit për anëtarësim të RMV-së në NATO.

Para vizitës së tij, Sijatro pas vendimit të Këshillit Evropian ku u vendos që çështja e marrjes së datës të zhvendoset në vjeshtë, tha se vendimi nuk ishte te koha e kufizuar, por te mungesa e vullnetit politik.

“Për fat të keq nuk ka vendim për nisje të negociatave qasëse. Vendimi është të kthehemi sërish në këtë çështje në vjeshtë. Që është e turpshme. Gjithçka na ishte e çartë, nuk pati shkak, nuk kishte asnjë pengesë në rrugë. E vetmja pengesë ishte mungesa e vullnetit politik. Disa shtete thirren në kohën e kufizuar, që është qesharake. Maqedonia është kandidat për katërmbëdhjetë vjet, Shqipëria pesë”, tha Sijatro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button