Dasma përrallore e Elseid Hysajt në Kalanë e Shkodrës

Asgjë më larg përrallës, asgjë më larg magjisë. E gjithë dasma e Elseid Hysajt dhe Fiorenzës, partneres së tij, është kuruar me çdo element që flet me gjuhën e tyre, transmeton Revista Class.

Vështirë ta mendosh se atje, në terrenin e vështirë të kalasë, mund të realizohej  një dasmë e niveleve të tilla, por asgjë nuk është e pamundur.

Është gjithçka një mrekulli. Që në hyrje… Kurora e luleve të bardha, kompozimet unike të ‘peonie mozzarella’, trëndafilat dhe orkidet e bardha mbulojnë çdo gur të kalasë e i japin të gjithë terrenit magjik pamje e pallatit të parajsës, rrethua në çdo kënd me lule.

Sapo kalon portën kryesore, e cila gjithashtu është e mbuluar me korora lulesh të bardha, të shfaqen para syve dritat shumëngjyrëshe. Edhe instalimi i tyre nuk ishte aspak i lehtë, por magjia që i japin këtij terreni nuk mund të zëvendësohej me tjetër gjë.

Në çdo kënd të kalasë ka një simbol dashurie për çiftin dhe historinë e gjatë që ka nisur shumë vite më parë.

Ndonëjherë dashuritë e mëdha nuk aknë nevojë për shumë fjalë. Ato ngrihen si kalatë, gur më gur, ndërtohen si kështjellat, hark pas harku, çelin si këto lule dhe rrinë përjetësisht të freskëta. Për të jetuar përgjithmonë…

a

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button