Britania ekstradon në SHBA radikalistin islamik

Britania do të ekstradojë në Shtetet e Bashkuara klerikun radikal islamik, Abdu Hamza al-Masri, pasi Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka konstatuar se ai mund të dërgohet në SHBA, për t’u përballur me akuzat për terrorizëm. 

Akuzat ndaj Abu Hamzas përfshijnë përpjekjet e dyshuara për të ngritur një kamp trajnues të Al Kaidës në shtetin amerikan, Oregon, transmeton REL.

Vendimi i gjykatës në Strasburg i jep fund betejës së gjatë ligjore dhe nënkupton që Abu Hamza dhe katër terroristë të tjerë të dyshuar mund të dëbohen brenda javësh.

Abu Hamza është arrestuar në Britani në vitin 2004. Washingtoni ka kërkuar për katër vjet dorëzimin e Abu Hamzas dhe të katër të tjerëve.

Të dyshuarit kanë thënë se mund të përballen me torturë në burgjet e Amerikës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button