Kuvendi vazhdon seancën e 42-të, vazhdon edhe debati për “branitellat”

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën e 42-të me diskutim për Propozim ligjin e plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me mbeturinat, në leximin e dytë.

Në rend dite në këtë seancë janë edhe Propozim ligji i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi veterinere, në leximin e dytë, Propozim ligji për garancinë e Republikës së Maqedonisë dhe obligimeve për Marrëveshjen për hua për Projektin “Furnizimi i mjeteve të reja tërheqëse dhe mjeteve tërheqëse në HM Transporti SHA-Shkup” midis Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim HM Transport SHA-Shkup dhe Propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zona zhvillimore teknologjike industriale, të dy me procedurë të shkurtër.

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje evropiane, për punë dhe politik sociale dhe komisioni Ligjvënës-juridik.

Në rend dite të Komisionit për çështje evropiane janë ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor,  të Ligjit  për financim të partive politike, në Kodin Penal, të gjitha në lexim të parë, si dhe Propozim ligji për përgjegjësi civile për shpifje dhe fyerje, gjithashtu në lexim të parë.

Komisioni Ligjvënës-juridik do t’i shqyrtoj propozim-ligjet e njëjta, ndërsa do të debatojë edhe për Propozim ligjin për veprimtari informative të huaj në Republikën e Maqedonisë, në lexim të parë. Anëtarët e Komisionit për çështje ekonomike duhet t’i shqyrtojnë  Propozim ligjin për Entin gjeologjik të Republikës së Maqedonisë, Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësimin të Ligjit për veprimtarinë  hotelierike dhe Propozim-ligjin për mineralet e papërpunuara, të gjitha në lexim të dytë.

Komisioni për punë dhe politikë sociale në rend dite e ka Propozim ligjin për të drejta të veçanta të ish forcave të sigurisë të Republikës së Maqedonisë  dhe anëtarëve të familjeve të tyre, në lexim të parë,  i parashtruar nga deputetët e VMRO-DPMNE.   

Lajme të ngjashme

Back to top button