Shqipëri, Andis Harasani largohet nga PS

Deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar të PS-së. Kreu i PS-së, Edi Rama, është shprehur se largimi i Harasanit bëhet për arsye personale dhe se ai do të vazhdojë të mbështesë PS-në.

“E mirëkuptoj vendimin e Harasanit. Ka momente kur çështje personale janë mbi politikën”, është shprehur Rama, transmeton “Shekulli”.

Harasani është zgjedhur në dy legjislatura deputet i PS-së, në zgjedhjet e vitit 2005 dhe ato të vitit 2009. Në periudhën tetor 2002 – qershor 2005, ishte drejtori i KESH-it./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button