Veles, paralelja në gjuhën shqipe mund të mbyllet

Në gjimnazin “Koço Racin”, në Veles nuk është siguruar as numri minimal i nevojshëm i nxënësve për paralelen e vetme në gjuhën shqipe, transmeton Alsat-M.tv.

Nga rezultatet e publikuara sot, në afatin e parë të regjistrimit në këtë shkollë janë paraqitur vetëm 33 nxënës shqiptarë, ndërsa vetëm 17 prej tyre kanë pasur  60 pikët e nevojshme që të mund të pranohen. Ndërkohë që një paralele të funksionojë duhet të ketë së paku 25 nxënës të regjistruar. Drejtori i gjimnazit, Goce Aleksovski, thotë se i gjendur para një situatë të tillë, duhet të kërkojë leje nga Vetëqeverisja Lokale që të lejohet funksionimi i paraleles vetëm më 17 nxënës, nëse numri nuk ndryshon pas dy afateve të mbetura.

Arsyet e këtij vendimi drejtori Aleksovski nuk i ka të qarta, por arsyet i japin prindërit. Disa prej tyre që nuk donin të flisnin para kamerave, përmendin mungesën e kuadrit për realizimin e mësimit në gjuhën shqipe. Se kanë vështirësi më sigurimin e numrit të profesorëve nuk e mohon as drejtori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button