Kombet e Bashkuara kërkojnë hetime për vdekjen e Morsit

Zyra e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut ka bërë thirrje për një hetim të pavarur mbi vdekjen e ish-presidentit egjiptian, Mohamed Morsi, i cili ndërroi jetë dje gjatë një seance gjyqësore.

“Çdo vdekje e papritur në kujdestari duhet të pasohet me një hetim të shpejtë, të paanshëm, të plotë dhe transparent të kryer nga një organ i pavarur për të qartësuar shkakun e vdekjes”, tha Rupert Colville, zëdhënës i Komisionierit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Morsi, një anëtar kyç i Vëllazërisë Muslimane të Egjiptit, në vitin 2012 fitoi zgjedhjet e para të lira presidenciale të Egjiptit, transmeton Klan Kosova.

Pas vetëm një viti në detyrë, ai u rrëzua dhe u burgos në një grusht shtet të përgjakshëm ushtarak, të udhëhequr nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes dhe presidenti aktual Abdel Fettal el-Sisi.

Ai u dënua me 48 vjet burgim gjithsej në katër nga gjykimet e hapura kundër tij, ndërkohë që vazhdonte procesi i gjykimit në dy raste të tjera për Morsin.

LEXO: Morsi është varrosur nën masa intensive sigurie vetëm në prani të familjarëve
LEXO: Ish presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi ndërroi jetë në gjykatë
LEXO: Brenda 5 viteve në burg, Morsit i janë mundësuar vetëm 4 vizita

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button