Frikë për shëndetin e Merkel, pas dridhjes së rëndë në takimin zyrtar (VIDEO)

Kacnelarja gjermane Angela Merkel u përpoq sot të refuzonte shqetësimet për shëndetin e saj teksa dukej po dridhej ashpër gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes së presidentit të Ukrainës në Berlin.

Merkel dukej fillimisht që mezi po ecte dhe pas nisi dridhjen shqetësuese teksa qëndronte para bandës ushtarake në diell, përkrah presidentit të Ukraiëns, Volodymyr Zelensky.

I gjithë trupi i Merkel dridhej dukshëm teksa kancelaria përpiqej të kontrollonte situatën, teksa banda luante himnet kombëtare të dy vendeve, transmeton Sot News.

Pas himnit Merkel dukej më mirë, teksa ecte në tapetin e kuq me Zelenski drejt ndërtesës.

I pyetur nga një gazetar në konferencën e shtypit rreth 90 minuta më vonë, Merkel buzëqeshi: Prej atëhere piva tre shishe ujë, me sa duket kisha nevojë, tani jam shumë mirë.’

Merkel, e cila mbush 65 vjeç muajin që vjen, shtoi se nuk ka gjë për t’u shqetësuar.

Zelensky bëri shaka me sikletin e Merkel, duke thënë se do ta kishte ndihmuar nëse kishte nevojë.

“Ajo ishte pranë meje kështu që ishte shumë e sigurtë”, tha 41 vjeçari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button