FAR: Zinxhiri i dhunës duhet të ndalet!

Forumi arsimor për të rinjtë ka dënuar vrasjen e Angellit që ndodhi në lagjen Gjorçe Petrov dhe njëherë ngushëllon familjarët, të afërmit dhe shokët e tij.

“Vlerësojmë se ky akt i dhunës nuk duhet të tolerohet dhe se fajtorët duhet të dënohen në proces të rregullt gjyqësor. E kuptojmë revoltën e të rinjve dhe qytetarëve por insistojmë në qetësimin e gjakrave të cilat në mënyrë plotësuese kanë eskaluar në rrugët e Gjorçe Petrovit. I ftojmë të rinjtë që mos ti perceptojnë dallimet ndëretnike si arsye për vrasjen dhe mos të përgjigje me dhunë ndaj personave të pafajshëm dhe pronave të tyre. Zinxhiri i dhunës duhet të ndalet!”, thuhet në reagimin e Forumit arsimor për të rinjtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button