Mot i ngrohtë, temperatura deri në 34 gradë

Edhe sot në Maqedoni do të ketë mot të ngrohtë dhe me diell. Do të fryjë erë me drejtim juglindor dhe jugperëndimor. Temperaturat e mëngjesit do të jenë nga 7 deri më 17 gradë celsius ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri më 34 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri më 32 gradë celsius. Moti i tillë do të vazhdojë gjatë tërë javës, që do të thotë se do të kemi një fundjavë të ngrohtë dhe me diell./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button