U promovua Libri i Bardhë i mbrojtjes

Qëllimi librit është gjithpërfshirja e aktiviteve të sferës së mbrojtjes në Maqedoni, arritjet si dhe planet që ka ky dikaster ti realizojë gjatë periudhës së ardhëshme, tha Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi, gjatë promovimit të librit, i cili është në gjuhën maqedone, shqipe dhe angleze.

“Aktivitetet që i kemi bërë dhe ato që planifikojmë ti bëjmë në të ardhmen, mes tjerash do të gjeni një vision rreth asaj se si është siguria në rajon, cilat janë interesat shtetërore, cilat janë të arriturat në fushën e mbrojtjes, dhe qasja që ka të bëjë me mbrojtjen e sigurisë në vend dhe atë rajonale dhe globale’ tha Besimi.

Besimi gjithashtu gjatë promovimit të librit foli edhe për orientimin që ka Maqedonia drejtë strukturave euro atlantike. 

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen dhe stabilitetin si bazë e mirëqenies dhe zhvillimi të qëndrueshëm, integrimet euro atlantike i shohim si një alternativë më të mirë për të ardhmen e Maqedonisë dhe rajonit, dhe kjo e ardhme varet nga ne qytetarët e Maqedonisë dhe jemi të gatshëm të ballafaqohemi me sfidat, ti tejkalojmë ato dhe ti kyqim të gjitha potencialet tona për një jetë më të mirë dhe standard më të lartë të qytetarëve tanë” tha Besimi.

Për herë të fundit Libri i bardhë i mbrojtjes është botuar para shtatë viteve respektivisht në vitin 2005.

Lajme të ngjashme

Back to top button